Çështja e parkimeve në stadiumin e ri “Loro Boriçi” vazhdon që të mbetet një problem i pazgjidhur.

Dy përfaqësuesit e UEFA-s Tim Bagner dhe Fernand Meese inspektuan për të dytën herë stadiumin e ri për të parë se sa janë plotësuar detyrat e lënë nga inspektimi i parë nga ana e tyre. Anëtari i komitetit ekzekutiv në FSHF Arben Dërvishi shprehet se një prej kërkesave të lëna pas inspektimit të dytë është çështja e parkimeve që mbetet e pazgjidhur sepse ende nuk ka një vend të mjaftueshëm dhe të përshtatshëm Stadiumi “Loro Boriçi” pritet që të jetë plotësisht i gatshëm në muajin gusht ndërsa ndeshja e parë mund të jetë superkupa e Shqipërisë Dërvishi shprehet se punimet brenda stadiumit thuajse kanë përfunduar gjë për të cilën janë bindur edhe specialistët e UEFA-s gjatë inspektimit Në stadiumin e ri të Shkodrës që u rikonstruktua janë bërë lidhjet elektrike dhe elektronike ndërsa ka mbetur vendosja e tabelës elektronike si dhe arredimi i mjediseve të brendshme.

Artikulli paraprak“KËNDO ME MUA” NË KISHËN FRANÇESKANE NË SHKODËR
Artikulli tjetër“EURO 2016”, E RRALLË, TIFOZËRIA E JASHTËZAKONSHME ISLANDEZE