Ndryshime të tjera te Vllaznia. Ndërkohë që merkato në hyrje dhe dalje është mjaft aktive, klubi shkodran ka njoftuar se roli i përgatitësit atletik do të mbulohet nga Aurel Locaj.

“Aurel Locaj është pjestari më i ri i stafit teknik të ekipit të parë kuqeblu. Ai do të kryejë rolin e përgatitësit atletik dhe KF Vllaznia i uron sa më shumë suksese në punën e tij. Mirë se erdhe Aurel” – shkruan klubi.

Vllaznia synon që të hedhë pas krahëve sezonin jo shumë pozitiv, për t’u rikthyer kështu në një skuadër të denjë për të luftuar për titullin kampion në Superligë.

Artikulli paraprakBRUKSEL, KUMBARO RAPORTON PUNËN E SHQIPËRISË PËR KAPITULLIN 27 TË BE
Artikulli tjetërRRITJA E TEMPERATURAVE/ EUROPA, KONTINENTI QË PO NGROHET MË SË SHPEJTI NË BOTË