Dy motoçikleta janë përplasur sot në mëngjes në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30 në aksin rrugor Kryebushat- Vau Dejës, në vendin e quajtur Stajka

“Si pasojë e aksidentit janë demtuar dy drejtuesit e mjeteve, shtetasi K. P, vjeç 27, i dëmtuar lehtë, jashtë rreziku për jetën. Si dhe shtetasi Z. G. vjeç 67, i cili është në gjëndje të rëndë shëndetsore”, sqaron policia.Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore. Po punohet me grup hetimor për sqarimin rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakKOSOVË-SHQIPËRI PROJEKTE PËR MJEDISIN
Artikulli tjetërURON MIRMËNGJES ME LIQENIN E PUKËS, RAMA: ISHTE NJË GROPË MBETURINASH