Statuja Siriane e Lirisë,ndërtuar nga rrënojat e bombardimeve në Aleppo

Pretendohet se në Siri është ndërtuar Statuja e Lirisë e cila ka në përbërje rrënoja nga bombardimet në Aleppo. Të paktën kjo është besuar pas postimit të imazheve të një grumbulli rrënojash që formojnë statujën. Fotografia e statujës është publikuar nga Ian Bremmer në Twitter ndërsa shkruante: “ Statuja e Lirisë e krijuar nga rrënojat e bombardimeve në Aleppo, nga artisti Tammam Azzam”. Megjithatë menjëherë pas postimit i cili ka marrë shumë vëmendje disa media kanë sqaruar se kjo statujë nuk ekziston në jetën e vërtetë. Artisti e ka realizuar këtë imazh në kompjuter, megjithatë vlerat që përcjell nuk zbehen.

Artikulli paraprakTRANSPARENCA NE QEVERISJE,SHQIPERIA HUMB 9 VENDE NGA NJE VIT ME PARE
Artikulli tjetërSHTEPIA E FISHTES,DY SHPALLJE MONUMENT KULTURE