Mijëra persona në rajonin e Shkodrës marrin statusin e papunë vetëm për tu pajisur me kartë shëndeti, pavarësisht se sa të gatshëm janë për të punuar.

Sipas drejtorit Rajonal të Zyrës së punës Dodë Mehmetaj, për të evituar këtë fenomen që vetëm shton procedurat e qytetarëve, duhet shikuar legjislacioni në mënyrë që çështja të marrë zgjidhje sa më parë. Zyra e punës është institucioni ku çdo person mund të marrë statusin si i papunë nëse nuk ushtron aktivitet në ndonjë institucion publik apo privat. Megjithatë, kushti i statusit të papunë për të përfituar nga karta e shëndetit vetëm sa ka shtuar procedurat për qytetarët dhe punonjësit e zyrave.

Artikulli paraprakTONIGHT – 18.10.2016
Artikulli tjetërSEKUESTROHEN 5 KG CANNABIS NË MURIQAN