Pas Jozefina Topallit edhe ish-n/ kryetari tjetër i PD, Astrit Patozi ka reaguar me një status në Facebook duke sulmuar Lulzim Bashën. Patozi ironizon ndryshimet në statutin e ri të PD duke bërë një krahasim me Kushtetutën kineze.

MOS E KRAHASONI KOT ME KINËN

Po shoh që po e krahasojnë këtë statutin e ri të Partisë Demokratike me ndryshimet në kushtetutën kineze. Dhe po e trajtojnë sikur Lulzim Basha po ndjek modelin e Presidentit te Kinës, Xi Jinping, i cili, që prej Kongresit të fundit

, mund të qëndrojë perjetë në atë post. Më duket pasaktësi e madhe, pervecse një fyerje e rëndë për popullin vëlla kinez.

Sepse në Pekin i kane dhënë mundësi për të qëndruar pa kufizim në pushtet fituesit, kurse në partinë e Lulit është shenjtëruar “fitorja” e përjetshme e humbësit.

Artikulli paraprakSTATUTI I RI/ TOPALLI SULMON BASHËN: DJE KA QENË E PREMTE E ZEZË PËR PD
Artikulli tjetërRADHË KILOMETRIKE NË MORINË