
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka hedhur sot poshtë deklaratat se “vendi i tij po përgatitet për sulm ndaj Kosovës”.Ai në një konferencë për media sot në Beograd me ndihmës Sekretarin e Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit, James O’Brien, se “deklaratat për qëllimin e Serbisë për pushtim dhe luftë janë gënjeshtra”.
“Nuk na shkon mendja të marrim pjesë në diçka të tillë, kemi bashkëpunim të mirë me KFOR-in dhe komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash”, tha Vuçiç .
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dje ka akuzuar Serbinë për stërvitjet ushtarake në Peshter të Sanxhakut, duke thënë se është faktori kryesor i përpjekjeve për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor dhe se këto ushtrime janë dëshmi e kësaj.