“Stop bulizmit” është ekspozita e organizuar nga nxënësit e shkollave të Shkodrës.

Kjo ekspozitë u mbështet nga drejtoria rajonale e arsimit dhe organizata “World Vision”. Suela Domnori psikologe në drejtorinë rajonale të arsimit tregon se me anë të kësaj ekspozite synohet që fëmijët të sensibilizohen.Nxënësit edhe përmes ekspozitës kanë të qartë bulizmin. Vetë nxënësit arrijnë ta përceptojnë si fenomen bulizmin dhe të kontribuojnë për ta minimizuar në shkolla.  Bulizmi ndryshe është diskriminimi agresiv me dhunë psikologjike e fizike dhe kryesisht shfaqet në shkolla mes nxënësve, fenomen i cili po synohet që të minimizohet përmes aktiviteteve të ndryshme.

Artikulli paraprakSHKOLLA PROFESIONALE “NDRE MJEDA” HAP DYERT E SAJ
Artikulli tjetërBASHA NE ITALI, TAKIME ME DREJTUES TE SENATIT