Thomas Strakosha do të jetë në derbin me Roma që do të luhet të shtunën në orën 18:00. Problemet fizike që u shfaqën në grumbullimin me Kombëtaren kaluan. Portieri shqiptar është gati për sfidën e rëndësishme që vlen për pikët dhe krenarinë.

“Ndeshjet më të veçanta për tifozët janë derbit. Të motivojnë më shumë. Të ndihmosh ekipin që ta fitosh të jep një shtysë më shumë për të ardhmen. Nuk mund të them favorin, pasi është e rëndësishme për të dy skuadrat. E dimë që jemi më të fortë, por nuk mund të flas për objektiva. Të jemi me mendje të qetë”. Thomas Strakoshën ishte në portë në derbin e fundit në kampionatin e kaluar, duke ndihmuar ekipin e tij të triumfojë me rezultatin 3 – 1. Lazio renditet në vendin e katërt në këtë sezon dhe ka 1 pikë më shumë se Roma që është e pesta.

Të dy ekipet duhet të zhvillojnë nga një ndeshje të prapambetur në këtë sezon e shtyrë për shkak të motit të keq.

Artikulli paraprakMEDIAT BRITANIKE: FITONIN 220 PAUND NË MUAJ, KOMANDOT PËRBALLEN ME 5 VJET BURG PËR DEZERTIM
Artikulli tjetërINFRASTRUKTURA, BASHKIA PUBLIKON LISTËN E 2018-ës