Portieri shqiptar, Thomas Strakosha ka qenë lajm në mediat italiane ditëve të fundit.

Pritja e penalltisë ndaj Paulo Dybalas ka bërë që Strakosha të përmendet shumë anë e mbanë Italisë. E menjëherë pas famës së madhe Lazio intervenoi duke ia vazhduar kontratën reprezentuesit shqiptar deri në vitin 2022.

Strakosha rinovoi kontratën e tij me skuadrën e Lazios, pasditen e sotme dhe nuk harroi të shprehë gjithë kënaqësinë e tij në rrjetin social Facebook. “Ky rinovim më mbush me kënaqësi.

Bashkë deri më 2022-shin, përpara Lazio”, shkruante Strakosha në llogarinë e tij në Facebook. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqi[ërisë do të jetë i lidhur me Lazion deri në vitin 2022, me një kontratë shumë më të majme sesa aktualja.

22-vjeçar po bën paraqitje të shkëlqyera me fanellën e bardhekaltërve, duke u bërë shpeshherë edhe protagonist i fitoreve të arritura.

Artikulli paraprakHAMILTON NISET I PARI NË AUSTIN, VETTEL E NDJEK
Artikulli tjetërPËRLESHJE MASIVE NË LUGANO, MIDIS TYRE 3 SHQIPTARË