Kryeministri Edi Rama i ka bërë sërish thirrje studentëve për t’u ulur në tryezën e dialogut, duke këmbëngulur se zgjidhja e kërkesave të tyre mund të arrihet vetëm përmes bisedimeve të drejtpërdrejta.

Përmes një mesazhi publik të shoqëruar me pamjen e një tryeze ku janë vendosur letrat me mbishkrimin “DIALOG”, Rama thote se dyert mbeten të hapura për të diskutuar çdo shqetësim.

Sipas tij, vetëm përmes përballjes me argumente dhe dëgjimit të dyanshëm mund të arrihen hapa konkretë për përmirësimin e kushteve në arsimin superior.

Nga ana tjetër, studentët vijojnë të kërkojnë plotësimin e pikave të tyre, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo ftesë e radhës do të sjellë nisjen e komunikimit zyrtar mes palëve.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakNGA RRJETET SOCIALE TE PËRGJEGJËSIA E PRINDËRVE, RAMA PREZANTON MASAT PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE: SË SHPEJTI NISIM DISKUTIMIN PUBLIK
Artikulli tjetërKUSHTE TË QËNDRUESHME DHE RESHJE SHIU, PARASHIKIMI I MOTIT PËR KËTË TË SHTUNË