Stuhi të fuqishme dhe tornado kanë përfshinë jugun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në veçanti Teksasin, ku vdiqën dy fëmijë dhe shumë shtëpi u dëmtuan.

Të dy fëmijët ishin përkatësisht 3 dhe 8 vjeç dhe ndodheshin në një makinë me prindërit e tyre kur një pemë e goditi makinën. Prindërit, të ulur para, mbetën të padëmtuara. Incidenti ndodhi në Lufkin, në qarkun e Angelinës.

Sipas mediave amerikane të paktën 5 persona raportohen të kenë humbur jetën gjatë fundjavës. Një burrë banues në Misssippi, i identifikuar si 95-vjeçari Roy Ratliff humbi jetën të dielën kur një pemë e shkulur nga era e fortë ra në shtëpinë e tij.

Artikulli paraprakPENSIONET NË RREZIK?BORXHI PËR SIGURIME TË PAPAGUARA 110 MLN EURO
Artikulli tjetërPUTIN PUBLIKON PASURINË E TIJ, POR NUK ËSHTË AQ SA E MENDONIM