Situata e krijuar nga moti I paqëndrueshëm, I shoqëruar me shira të dendur dhe erëra të forta ka krijuar shumë probleme në rrjetet e amortizuara në disa fshatrat të Shkodrës. Në Bardhaj, tre ditë më parë, rrjeti I amortizuar elektrik I mori jetën një gruaje 42-vjeçare në oborrin e shtëpisë. Banorët tregojnë se kjo është ngjarja e dytë brenda vitit, ndërsa shprehen se çdo ditë jetojnë me frikë se mos historia përsëritet.

Problemet me fillimin e shirave nuk kanë të sosur për banorët, pasi tashmë rrezikohen edhe nga përmbytja e kanalit buzë rrugës.

Ata kanë një apel drejtuar institucioneve.

Përballja me situata të tilla gjatë dimrit, ku rreshjet e shiut dhe stuhitë e erës janë shumë prezente ekspozojnë banorët përballë kontaktit me rrymën elektrike. Ndërkohë, pavarësisht thirrjeve të bëra përmes medias, institucionet nuk kanë ndërhyrë akoma.

Artikulli paraprakSHKODER, ARRESTOHET 26-VJEÇARI, IU GJETEN 10 DOZA KOKAINE
Artikulli tjetërSHTOJ I RI, 20 VITE PA UJË TË PIJSHËM