Një grua suedeze 103-vjeçare e quajtur Rut Larrson është bërë personi më i vjetër në botë që ka bërë një hedhje me parashutë.

Zonja e guximshme u hodh nga një aeroplan së bashku me parashutistin Joackim Johansson në qytetin suedez Motala.Duke folur për mediat lokale pas kërcimit, Larrson tha:

“Ishte e mrekullueshme ta bëja këtë, kam menduar për të për një kohë të gjatë.”Miqtë dhe familja e saj e brohoritën nga fusha ajrore poshtë, ndërkohë 103-vjeçarja zbriti pa probleme.

“Në ditët e sotme nuk shoh aq mirë, por u ndjeva mirë,” tha ajo kur u pyet se çfarë pa gjatë hedhjes.

Në kohën që 103-vjeçarja suedeze realizoi hedhjen me parashutë i pranishëm ishte dhe një zyrtar nga Libri i Rekordeve Botërore “Guinness”.Larrson,103-vjeçe e 259 ditë, theu rekordin e mëparshëm për personin më të vjetër që u hodh me parashutë, rekordin e fundit e mbajti një grua që ishte 103 vjeç e 181 ditë.

Artikulli paraprakTURISTËT E HUAJ, NIS ARDHJA E CHARTERAVE TË PARË ME POLAKË DHE NORDIKË
Artikulli tjetërMJALTI MË I MIRË I SHQIPËRISË DHE LLOJET MË TË NJOHURA SIPAS ZONAVE