Një sulm me makinë-bombë vrau të paktën 11 policë dhe plagosi 78 të tjerë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 6:30 sipas orës lokale, në Cizre, në Turqinë juglindore. Përgjegjësinë për këtë sulm e morën militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, PKK, një organizatë që bën pjesë në listën e grupeve terroriste dhe që mendohet të jetë përfshirë në disa sulme që kanë ndodhur në të njëjtin rajon. Autoritetet turke thanë nga ana tjetër se do të hakmerren për këtë sulm. Qyteti Cizre që ndodhet në provincën Sirnak, në kufi me Sirinë dhe Irakun, ka qenë në shënjestër të sulmeve që nga Korriku i vitit të kaluar.

Artikulli paraprakAKSION ANTI-TERRORIZËM NË BRITANI, ARRESTOHEN 5 PERSONA
Artikulli tjetërITALI, VIJOJNË LËKUNDJET SIZMIKE; VIKTIMAT SHKOJNË RRETH 280