Kryeministrja britanike Teresa May në një konferencë shtypi mbi sulmet ajrore perëndimore në Siri tha asnjë grup tjetër përveç qeverisë siriane nuk mund ta ketë kryer sulmin e dyshuar kimik në Douma javën e kaluar.

“Ne e dimë se regjimi sirian përdori në mënyrë të neveritshme armët kimike kundër popullit të vet,”-tha ajo.

Ajo tha se ishte e drejtë dhe ligjore për të ndërmarrë veprime kundër qeverisë siriane, por nuk kishte të bënte me ndërhyrjen në luftën civile siriane.

Artikulli paraprakPROTESTA NË SHKODËR, QYTETARËT-RAMËS: LARGOHU SA NUK ËSHTË VONË
Artikulli tjetërEDHE SHQIPËRIA KRAH SHBA, META: MBËSHTESIM NDERHYRJEN USHTARAKE NË SIRI