Sulmi me 86 viktima, arrestohen disa shqiptarë në Francë

11 persona janë arrestuar dhe shoqëruar në polici gjatë kësaj të hëne nga autoritetet franceze në Nice dhe Nante lidhur me hetimet mbi sulmin e 14 korrikut në Nice. Mediat franceze raportojnë se këta persona janë të dyshuar si ndihmës të Mohammed Labouaiej Bouhlel, për të siguruar armët mësohet nga një burim i afërt i dosjes. Ndërkohë, bëhet e ditur se arrestimet janë të bërë rreth orës 06:00 dhe 13:00 nga antiterrori. Autoritetet franceze sqarojnë se shqiptaret nuk kane qene ne dijeni te idesë se ndonjë sulmi. Disa prej të arrestuarve janë me kombësi shqiptare, raportojnë mediat franceze, ashtu si çifti Artan Henaj dhe Enkelejda Zaçe, të cilët mbahen të arrestuar me akuzën e përkrahjes së autorit pasi i kanë siguruar atij një armë pistoletë. “Të arrestuarit janë njerëz që kanë lidhje me të arrestuarit në korrik, të cilët i siguruar autorit armën dhe një granatë”, bën të ditur një burim për AFP-¬në. Nga sulmi në Nice, që erdhi pas atij në Paris, vdiqën 86 persona dhe u plagosën 434 të tjerë.

Artikulli paraprakNJË TJETËR VETËVRASJE KA NDODHUR.GRUAJA I JEP FUND JETËS
Artikulli tjetër‘CEZ-I,BERISHA: S’DI GJË PËR FLETË- THIRRJEN,BALLA:ZOTËRIA ERDHI SI ‘ÇEÇO’