Një sulm terrorist ka ndodhur këtë të martë në një treg Krishtlindjesh në Strasburgun qendror, në lindje të Francës.

Sipas mediave të huaja, një person ka vdekur, dhjetë kanë ngelur të plagosur dhe midis tyre raportohet se ka edhe persona që ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Të plagosurit raportohet se janë dërguar në spital, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Qendra e qytetit është bllokuar për një rreze prej 200 metrash rreth sheshit Gutenberg. Sa i takon atentatorit ende nuk dihet nëse ka qenë një i vetëm apo disa, por raportohet se zona rreth qendrës historike është blinduar nga forcat policore dhe trafiku është devijuar.

Sipas burimeve të komunës së Strasburgut, të cituar nga gazeta “L’Alsace”, ministri i Brendshëm francez Christophe Castaner është larguar në mënyrë të menjëhershme nga pallati presidencial Elysee, ku ai ishte në një pritje me presidentin Emmanuel Macron, pasi mësoi të shtënat në Strasburg.

Lajmi është konfirmuar edhe nga nënkryetari i bashkisë së qytetit, Alain Fontanel, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”. Krahas tij, ka reaguar në “Twitter” edhe eurodeputeti i Lëvizjes “Pesë Yjet”, Dario Tamburrano.

Ky i fundit ka shkruar edhe për faktin se delegacioni i “Pesë Yjeve” është i sigurt tanimë.

Artikulli paraprakSULMI NË STRASBURG, PANIK NE QYTET,POLICIA :”QENDRONI NE SHTEPI”
Artikulli tjetërKËRKESAT E STUDENTËVE, RAMA:PD-LSI U FUTËN NË TURMË TË MASKUAR PËR TË PËRFITUAR