Sulmon rojën dhe më pas godet me thikë gazetaren

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një njeri me thikë mbërrin në stacionin e radios në Moskë, radioja më e rëndësishme në vend. Autori spërkat fillimisht me një spraj piper punonjësin e sigurisë, dhe më pas kërkon një gazetar. Video tregon sulmuesin Boris Grits të veshur plotësisht në të zezë kur hyn në ndërtesën e radio stacionit Eko të Moskës. Ai i afrohet një roje sigurie që ulet prapa një tavoline. Fillimisht shpërqendron zyrtarin, duke i dhënë disa letra dhe më pas i hedh piper në sy. Burri me thikë pastaj merr një kthesë dhe vijon rrugën në ndërtesë, duke goditur gazetare Tatiana Felgengauer në qafë. Ajo u dërgua në spital, ku ajo iu nënshtrua operacionit. Gazetarja është në gjendje serioze, por nuk rrezikon jetën nga sulmi. Për ngjarjen, një person me shtetësi të dyfishtë, atë të Rusisë dhe Izraelit u vendos nën arrest. Grits ka pranuar fajin për sulmin ndaj gazetare, por tha se ai nuk kishte ndërmend ta vriste atë, sipas hetuesit. Videoja e intervistës së policisë me Grits, lëshuar nga Ministria e Brendshme, tregon sulmuesin duke thënë se e kishte njohur viktimën e tij që nga viti 2012, por “vetëm nëpërmjet një kontakti telepatik”.

Artikulli paraprakPOLICIA ITALIANE KURTH SHQIPTARËVE SEKUESTROHET DROGA 1 MLN EURO
Artikulli tjetërORGANIZATA HABILAJ, 2 OFICERË TË GUARDIA DI FINANZIA NË SHQIPËRI