Është hedhur shorti për Superkupën e Spanjës që do të zhvillohet në janar të vitit 2020.

Shorti i hedhur në Arabinë Saudite, ku edhe do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale dhe finale me 8, 9 dhe 12 janar, ka vënë përballë Barçën me Atleticon dhe Valencian me Real Madridin. Gjysmëfinalet do të jenë vetëm me nga një ndeshje.

Barça do të luajë në shtëpi, në “Camp Nou” kundër Atleticos me 9 janar, derisa Reali me 8 janar në Mestalla kundër Valencias. Dhe në rast triumfit të Realit dhe Barçës, do të kemi ‘El Clasico’ në finale, që do të zhvillohet me 12 janar.

Ramos (Real), Gaya (Valencia), Busquets (Barça) dhe Saul (Atletico) – ishin futbollistët që tërhoqën nga një gol dhe bën hedhjen e shortit. Gjysmëfinalistët do të fitojnë nga 800 mijë euro, finalisti 1.4 milionë dhe fituesi 2 milionë euro.

Artikulli paraprakISH-AGJENTI SEKRET BRITANIK GJENDET I PAJETË NË STAMBOLL
Artikulli tjetërVRAU DHE GJYMTOI TË DASHURËN STUDENTE, MBETET NË BURG HISTORIANI RUS