Lazio ka befasuar kampionët e Juventusit, duke triumfuar në Superkupën e Italisë.

Një ndeshje e dominuar thuajse totalisht nga lacialët. Immobile ishte autor i dy golave për Lazion, ndaj një Juventusi inekzistent në fushën e lojës. Edhe pse Lazio kishte shënuar dy herë, deri në minutën e 84, portieri Strakosha nuk ishte shqetësuar asnjëherë nga bardhezinjtë. Por në një goditje dënimi, i përhershmi Dybala shkurtoi diferencën.

Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Juventusi fiton një 11-metërsh dhe sërish argjentinasi mposht Strakoshën. Megjithatë, ky takim nuk do të kishte shtesë prej 30 minutash, pasi Murgia shënoi golin e triumfit për Lazion, duke i siguruar bardhekaltërve trofeun e parë sezonal.

Artikulli paraprakPD REAGON PËR RAKIPIN: POSHTËRUESE QË FAJTOR U SHPALL VIKTIMA
Artikulli tjetërTRAFIKONIN GOMONEN DHE BENZINËN NGA ITALIA, 4 TË ARRESTUAR