Konsumatorët e rregullt të karburanteve janë ndodhur përballë surprizës së pakëndshme, të çmimeve të rritura të naftës dhe benzinës pothuajse në të gjitha pikat e shitjes me pakicë. Prej disa ditësh në të gjitha pikat e tregtimit me pakicë të karburanteve në Shkodër konstatohet se një litër naftë kushton 176 deri në 177 lekë nga 170- 171 që ishte më parë.

Star Plus e konstatoi këtë gjatë një vëzhgimi që ka bërë nëpër disa nga këto pika në qytet dhe zonat periferike ku cmimi është rritur me 5 deri 6 lekë për liter. Në pikat e tregtimit më pakicë, një litër naftë është shitur deri në 177 lekë, ndërkohë që në fillim të javës, çmimi luhatej deri në 172 lekë për litër. Ky çmim duket se është reflektuar thuajse në të gjitha pikat kryesore të karburanteve.

Shqipëria është vlerësuar edhe nga institucionet ndërkombëtare si vendi me çmimin më të lartë të naftës jo vetëm në rajon por edhe më gjerë. Shkak janë bërë politikat fiskale që kanë ndjekur qeveritë për të taksuar këtë produkt.Aktualisht 60 % e çmimit shkojnë për pagesat e taksave dhe tatimeve.

Sipas te dhënave në fillim të muajit janar një fuçi naftë tregtohej me 55 dollarë, ndërsa nga mesi i shkurtit, ka arritur në 67 dollarë. Çmimi naftës shënoi kulmin në vitin 2012 kur një litër shitej me 183 lekë. Që nga ajo kohe e deri më sot, ai shënoi rënie.

Në një litër naftë tregtari paguan, akcizë, taksë qarkullimi, taksë karboni, TVSH, taksë rilicensimi, si dhe tarifë skanimi dhe markimi. Qytetarët ankohen se kostot janë shumë të larta për ti përballuar. Kjo pasi institucionet kujdesen për të shtuar numrin e taksave por jo kontrollin për spekulimet me çmimet.

Artikulli paraprakSHKODËR, TË RINJTË NJIHEN ME KRIMET E DIKTATURËS
Artikulli tjetërNIS JAVA E FRANKOFONISË NË SHKOLLËN “SHEJNAZE JUKA”