Vdekja e një vajze 3 vjeçare e cila u godit nga një tablet si pasojë e një aksidenti rrugor ngriti shqetësime për përdorimin e këtyre pajisjeve gjatë udhëtimeve.

3 vjeçarja mbeti e vdekur në vend kur makina e cila po drejtohej nga e ëma u përplas pas një autobusi shkolle në Spanjë.

Sipas raportimeve lokale ajo ishte në ndenjësen e pasme të fiksuar në isofix por aksidenti bëri të tableti ti përplasej në fytyrë, njofton PCW.

Kjo tragjedi e pazakontë ndodhi në qytezën Vilanova de Arousa në Veriperëndim të Spanjës.

Edhe pse shkaku i vdekjes mbetet për tu verifikuar, policia tha se tableti i kishte shkaktuar dëmtime të mëdha në kokë.

E ëma 26 vjeçare është trajtuar për lëndime të lehta.

Artikulli paraprakMË E NDJEKURA NË 10 VITET E FUNDIT, RAMA PROMOVON RIKTHIMIN E OPERAS CARMEN (VIDEO)
Artikulli tjetërNJERIU MË I GUXIMSHËM NË BOTË, NGJITET 900 M PA LITAR