Alsid Tafili, autori i golit të fitores në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Teutës që përfundoi 1-0 për shkodranët vlerëson këtë rezultat ndërsa është i kënaqur që i dha ekipit fitoren.

Tafili beson se Vllaznia është më afër kualifikimit me fitoren që mori në përballjen e parë çerekfinale në Kupës ndaj Teutës. Për ndeshjen e rëndësishme në fundjavë ndaj Partizanit, të cilën Vllaznia e luan në transfertë Tafili shprehet se shkodranët do bëjnë maksimumin për të arritur një rezultat pozitiv. Vllaznia objektiv të saj ka që të ruaj pozicionin në mesin e tabelës për të qenë sa më larg rrezikut të mbijetesës ndërsa kërkon që të shkojë sa më larg edhe në Kupën e Shqipërisë edhe pse lufta në dy frontet mbetet një mision i vështirë.

Artikulli paraprak“REAGIMI KUNDËR DHUNËS ME BAZË GJINORE”
Artikulli tjetërDREJTËSIA, AMBASADORI LU AKUZA LLALLËS