Shkrimtari dhe studiuesi Gazmend Krasniqi ishte i ftuar në Bibliotekën Publike “Marin Barleti” në Shkodër, në një takim letrar me temë “Letërsia dhe pushteti”. Diskutimi u përqendrua te ndikimi i pushtetit politik në zhvillimin e letërsisë shqipe, me vëmendje të veçantë ndaj periudhës së regjimit komunist dhe pasojave që ajo la në krijimtarinë letrare.

Duke iu referuar zhvillimeve të letërsisë shqipe pas viteve ’90, Krasniqi theksoi se një pjesë e problematikave që vijojnë të jenë të pranishme edhe sot e kanë zanafillën te vendimet dhe politikat e ndjekura gjatë regjimit monist.

Takimi u organizua nga Bashkia Shkodër dhe Biblioteka Publike “Marin Barleti”, duke nxitur diskutimin mbi raportin mes letërsisë, pushtetit politik dhe ndikimit të së kaluarës në zhvillimin e kulturës shqiptare.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakGJYQI PËR PENGIM TË DREJTËSISË, HASHIM THAÇI DËNOHET ME 17 MUAJ BURG
Artikulli tjetërMBËSHTETJE FINANCIARE PËR STUDENTËT EKSELENT