Njësia Administrative Guri i Zi ishte ndalesa e rradhës e fushatës sensibilizuese kundër kultivimit të bimëve narkotike, ndërmarrë nga Bashkia e Shkodrës. Ndryshe nga takimet e tjera, përveç përfaqësuseve të Policisë së Shtetit, administratorit dhe kryetarëve të fshatrave, ishin të pranishëm mësues të shkollës “At Gjon Karma” dhe nxënës të saj.

Duke përfituar nga prania e tyre, nënkryetari i Bashkisë Shkodër Arben Gjuraj, ka përcjell mesazhin që pikërisht nxënësit të bëhen përhapës të mesazhit kundër kultivimit të bimëve narkotike, duke filluar nga familjet e tyre dhe komunitetet ku jetojnë.

Gjatë takimit është diskutuar për nevojën e bashkëpunimit të ngushtë mes qeverisjes vendore në territor dhe Policisë së Shtetit, ndërgjegjësimin derë

më derë të banorëve për rrezikshmërinë e aktivitetit të jashtëligjshëm të kultivimit të bimëve narkotike, penalitetet që parashikon ligji dhe impaktin negativ që kanë bimët narkotike tek përdoruesit, veçanërisht të rinjtë.

Artikulli paraprakSTAR TREND – 11.04.2019
Artikulli tjetërSHKODËR, KUJTOHET SHKRIMTARJA MUSINE KOKALARI