Konsiderohej si një nga telentet më të mëdhenj të futbollit kosovar, por problemet mjekësore e kanë detyruar të tërhiqet në një moshë shumë të re, nga fushat e blerta të futbollit.

Bëhet fjalë për Sinan Bytyqin, i cili ka ka vendosur t’i thotë stop futbollit në moshën 22-vjeçare për shkak të problemeve në zemër. I dalë nga akademia e Manchester City, futbollisti që ka luajtur me përfaqësuesen Shpresa të Austrisë dhe atë të Kosovës ka hequr dorë nga ëndrra e tij dhe tanimë do t’i përkushtohet një tjetër profesioni.

I huazuar nga Manchester City te Go Ahed Eagles në kategorinë e dytë holandeze, Bytyqi me këshillën e mjekëve vendosi të tërhiqet nga futbolli. Në shenjë respekti Manchester City ka vendosur t’i japë një post të ri 22-vjeçarit në klub atë të zbulimit të talenteve.

Artikulli paraprakMETA NË GJERMANI PËR NXITJEN E INVESTIMEVE
Artikulli tjetërARABIA SAUDITE DHE IRANI ASHPËRSOJNË RETORIKËN NDAJ NJËRI-TJETRIT