Një shtetas është arrestuar në gjendje të dehur nga policia në Kukës. Siç raporton kjo e fundit në pranga ka rënë 49 vjeçari, Blerim Munga në fshatin Shtiqen të Kukësit. Mësohet se arrestimi i tij është bërë në rrugën Kukës-Topojan, ne vendin e quajtur “Vana”.

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, arrestohet në flagrancë nga Policia Rrugore. Specialistët e Policisë Rrugore në DVP Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasin:

– Blerim Murga, 49 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, Kukës. Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën Kukës-Topojan, në vendin e quajtur “Vana”, u kap nga shërbimet e policisë rrugorë, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Seat”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakKAPEN 58 KG MARIJUANË NË KUFI, PRANGOSEN 2 SHQIPTARË
Artikulli tjetërME DROGË NË MAKINË, ARRESTOHEN 4 TË RINJ