Ashtu si ne Shkoder edhe ne Korce, komedia Tartufi e Molierit eshte mirepritur me entuziazem dhe duartrokitje.

Sipas drejtoresë së Teatrit të Shkodrës, Rita Gjeka, shfaqja u mirëprit me të njëjtin intensitet edhe nga publiku korçar, e megjitahte ajo ishte mbi nivelin e nje komedie normale duke qene se tematika kishte peshe . “KoKo FEST” është një festival i teatrit, i cili mbledh shfaqje të suksesshme të komedisë nga vende të ndryshme të Shqipërisë dhe përtej saj.

Këtë edicion shtatë shfaqje konkuruan me njëra-tjetrën nga teatro të ndryshëm, duke filluar nga ai i Korçës, Metropolitan dhe Eksperimental të Tiranës, Vlorës, Shkodrës, Prishtinës dhe Shkupit. Shfaqja “Tartufi”, me regji të Kushtrim Bekteshit filloi sezonin e ri artistik në Teatrin “Migjeni”.

Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR PËRGJIGJET PËR TREGJET
Artikulli tjetërTË USHQEHESH SI NË MESJETË!