Komedia “Tartufi” ka dale faqebardhe nga festival i tetarove ne ferizaj Kosove.

Teatri ” Migjeni” me “Tartufin” është vlerësuar me tre çmime në Festivalin e Teatrove ne Ferizaj , edicioni I 47- te. Kështu Regjisori më i mirë është konsideruar Kushtrim Bekteshi , Rita Gjeka është vlerësuar si aktorja me e mire ne ketë festival teatrosh nga juria.

Ndrësa Kostumografia me e mirë është vlerësuar Samka Ferri, ajo qe ne vite është konsideruar revolucionarja e kostumografisë në teatrot e vendin tonë.

Festivali i këtij viti i Teatrove të Kosovës, në konkurrencë ka pasur shtatë shfaqje zhanresh të ndryshme. Festivalin gjatë tërë kësaj kohe e kanë përcjellur edhe shumë aktivitete kulturore, duke filluar nga debatet, ekspozitat me punime artistike e deri te mbrëmjet muzikore.

Deri në edicioni jubilar të 48 -in i cili pritet të mbahet vitin e ardhshme ferizajasit, por jo vetëm ata, do të jetojnë me këtë ngjarje e cila tashmë tradicionale po lë gjurmë në kulturën kombëtare në përgjithësi.

Artikulli paraprakPOLICIA KONTROLLE NË RRUGËT E SHKODRËS
Artikulli tjetërRAMA INSPEKTON INVESTIMET NË SPITALE