Kanë dalë sot para gjykatës së Elbasanit të arrestuarit në kuadër të operacionit “Porosia” i cili u ndërmor mbrëmjen e 7 shkurtit dhe paraditen e 8 shkurtit. Ndaj Geraldo Yzeirllari, Kristi Maxhari, Kristian Petani, Edmond Abazi, Gazmor Kokla dhe Ergest Lipo u caktua masa e sigurise “arrest me burg” Ata akuzohen se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Gjatë operacionit u sekuestruan eksploziv, armë dhe drogë. Gjyqtari Ramazan Adviu dha vendimin për masën e sigurisë. Shtetasve Geraldo Yzeirllari dhe Kristi Maxhari iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 82 kallëpe e dyshuar si lëndë plasëse tritor. S

htetasit Edmond Abazi iu ëshët gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 1.5 kg lëndë narkotike, e dyshuar kanabis sattiva. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Gazmor Kokla në Gramsh janë gjetur 1 armë automatik, një pushkë model 56 dhe një sasi prej 440 fishekë, 3 automjete, 15 celularë si edhe një sasi e konsiderueshme vlera monetare.” Në kërkim janë shpallur Egdi Hysnellari dhe Rexhep Kasa. Grupi dyshohet si i përfshirë në shperthimin në Shkodër më 13 janar 2018. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm.

Artikulli paraprakRESHJE DËBORE DHE PËRMBYTJE? ÇFARË PARASHIKOJNË METEOROLOGËT PËR FUNDJAVËN
Artikulli tjetërTË DREJTAT THEMELORE TË TETRAPLEGJIKËVE