Kryeministri Edi Rama ka replikuar me komentuesit pas publikimit të një video të rivalit të tij politik Lulzim Basha.

Komentuesi e vë Ramën para akuzave dhe thotë se të gjithë në politikë, ata që ikën dhe ata që janë sabotojnë Shqipërinë dhe punojnë për të huajt, të cilët i emërojnë.

Por kryeministri i përgjigjet më një fjalor shumë popullor dhe e siguron se askush nuk i tradhton interesat e shqiptarëve dhe të Shqipërisë.

REPLIKAT
Komentues 1: Të gjithë kështu jeni, ata që ikën, ju që jeni dhe ata që do të vijnë, se po nuk punuat për të huajt dhe po nuk sabotuat Shqipërinë nuk ju çojnë në pushtet, se ju të emëruar jeni, nuk jeni të zgjedhur.

Edi Rama: Ti Krenar më merr të keqen mua dhe neve që qeverisim sot, sepse gabime mund të bëjmë si çdokush që punon e punon shumë, po kurrë nuk i tradhtojmë interesat e shqiptarëve e të Shqipërisë!

More vesh apo jo?! Do ti s’do ti, kjo është e vërteta dhe të rroftë poza si udhëheqës në profil se as mendjen tënde nuk udhëhiqke dot si duhet

Rama komente

Artikulli paraprakLOBIMI NË SHBA, PS-BASHËS: ÇFARË U PREMTOVE RUSËVE NË KËMBIM?
Artikulli tjetërTILLERSON ME PROBLEME SHËNDETËSORE, ANULON TURIN DIPLOMATIK NË AFRIKË