24 maji ishte dita e fundit e aksionit “Të Pastrojmë Shqipërinë që Duam”, i cili për gjashtë muaj me radhë dha një kontribut jo të vogël në heqjen nga harta të vendgrumbullimeeve të paligjshme të mbetjeve.

Në këtë ditë të fundit, zv/Ministrja e Mjedisit, Ornela Çuçe, e pranishme në Shkodër, u shpreh se përgjatë kësaj kohe është bërë një punë kolosale. Çuçe shprehet se ishte aksioni më i mirë i viteve të demokracisë.

Ndërkohë, nën/Kryetari i Bashkisë Shkodër, Dritan Meta, përmendi në listë të gjatë të aksioneve të maujve të fundit që Bashkia Shkodër ka kryer në kuadër të kësaj nisme.

Shkodra ka hasur problematika të mëdha në raport me kujdesin ndaj mbetjeve, Një numër i madh zonash kanë rezultuar të ndotura, ndërsa pastrimi në këto gjashtë muaj ka bërë që një pjesë e tyre t’i kthehen gjelbërimit.

Artikulli paraprakBASHKË KUNDËR MBETJEVE NË ADRIATIK
Artikulli tjetërVLLAZNIA, NJË SHEKULL HISTORI