Banorët e përmbytur të Shkodrës vlerësojnë vendimin e qeverisë për të dëmshpërblyer pjesën e mbetur të bujqësisë për përmbytjet e viteve 2010-2011 por nga ana tjetër kërkojnë që qeveria të miratojë edhe dëmshpërblimet në biznese dhe banesa.

 

Sipas tyre keto janë të vlerësuara si dëme por ende të pamiratuara. Paulin Maçaj shprehet se qeveria i ka borxh kësaj shtrese edhe 23 miliard lekë të vjetër. Maçaj shprehet qartë se nuk tërhiqen nga vendimi i tyre për të bojkotuar zgjedhjet parlamentare nëse qeveria nuk miraton dëmet në banesa dhe bizneseBanorët e përmbytur kërkojnë pjesën tjetër të dëmshpërblimeve duke qenë se në shtëpi dhe biznese kanë patur edhe dëmin më të madh krahasuar me bujqësinë për të cilën qeveria mori vendimin e likujdimit.

Artikulli paraprakTURIZMI, SFIDE PËR BASHKINË SHKODËR
Artikulli tjetërDËMSHPËRBLIMET, PREFEKTI: NUK ËSHTË FOLUR PËR BANESAT