Nga protestat në rrugë, banorët e përmbytur të Nën-Shkodrës do të marrin pjesë në mbledhjen e radhës të këshillit bashkiak ditën e hëne duke kërkuar që ky këshill të ketë në rendin e ditës çështjen e tyre për t’i kërkuar llogari qeverisë për dëmshpërblimet që ende nuk i kanë marrë të plota për përmbytjet e 2010-ës.

Kërkojnë mbështetjen e anëtarëve të këshillit bashkiaktë Shkodrës dhe të solidarizohen së bashku me banorët e përmbytur të Nën-Shkodrës që ende nuk janë dëmshpërblyer totalisht. Në këshillin bashkiak të Shkodrës një pjesë e këshilltarëve janë edhe ata vetë të përmbytur ndaj specifikisht nga ata kërkohet mbështetje edhe më e madhe. Po bëhen 6 vite që nga përmbytjet e 2010-ës dhe asnjëherë këshilli bashkiak i Shkodrës nuk e ka patur në rend dite apo nuk ka shprehur një mbështetje për banorët e Nën-Shkodrës apo t’i kërkojë llogari qeverisë për dëmshpërblimet ende të padhëna plotësisht.

Artikulli paraprakKABLLOT “PUSHTOJNË” QYTETIN, NUK ZBATOHET URDHËRI I “AKEP”
Artikulli tjetërGRUDË E RE, MBËRRIN I PAJETË NË SPITAL NJË 80-VJEÇAR