Kryeministri Edi Rama ka publikuar një album me foto nga Konferenca e Klimës, Cop26 në Glasgow, Skoci ku po merr pjesë.

Rama është takuar me një pjesë të madhe të liderëve botërorë që janë të pranishëm në këtë samit, ku ka pasur biseda të ngrohta, të qeshura e miqësore.

Ai shihet në takime me kryeministrin britanik Boris Johnson, Presidenten e KE-së Ursula Von der Leyen, ish-kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministrin e Italisë Mario Draghi, presidentin serb Aleksandar Vuçic, kryeministrin e Holandës Mark Rutte, kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis etj.

Artikulli paraprakKY ËSHTË VENDI QË RAPORTOI PËR HERË TË PARË NJË RAST ME COVID
Artikulli tjetërPRITET RËNIE TEMPERATURASH NË MESDITË