Pesë të vdekur nga të shtënat me armë zjarri brenda redaksisë së një gazete në Meryland të SHBA-ve.

Mediat amerikane raportojnë se kanë qenë një person i armatosur i cili ka hyrë brenda newsroom-it të “Capital Gazette” dhe për pasojë ka shkaktuar vdekjen e 5 personave, ndërsa 20 të tjerë janë plagosur.

Ora amerikane shënonte 14:40 kur u raportuan të shtënat brenda redaksisë.

Paraprakisht mësohet se një prej autorëve të ngjarjes është arrestuar nga policia. Forca të shumta mbajnë të rrethuar zonën ku ndodhi ngjarja, ndërsa më herët janë evakuuar edhe banorët.

Denoncimin e parë për të shtënat brenda redaksisë e ka bërë redaktori i gazetës, Phil Davis i cili përmes një postimi në Twitter ka shtuar se:

Një burrë qëlloi nga xhami i derës së zyrës mbi punonjësit. Nuk mund të them asgjë më shumë, s’dua të deklaroj askënd të vdekur por gjendja është shumë e keqe”.

Një dëshmitar tha se ka qenë një person i cili ka hyrë me shpejtësi brenda redaksisë dhe menjëherë ka hapur zjarr. Ai e përshkroi gjithçka si të tmerrshme.

Ai erdhi dhe qëlloi brenda në newsroom. Situatë e tmerrshme.

Artikulli paraprakRREGULLAT DHE KUSHTET E REJA PËR ARRESTIMIN E DEPUTETËVE, JO MË NË BAZË DYSHIMESH
Artikulli tjetërDEKONSPIROI OPERACIONIN PËR 3.4 MLN EURO, PROKURORIA NIS HETIMET PËR BASHËN