Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi, Robert Gajda zhvilloi një vizitë në qytetin e Shkodrës, ku u njoh nga afër me problematikat e komunitetit rom dhe egjiptian.

Sipas komisionerit, disktiminimi mund të zhduket nësë në shkollën “Liria” regjistrohen edhe fëmijë të tjerë të cilët nuk bëjnë pjesë në komunitetin rom apo egjiptian.

Komisioneri Gajda, deklaron se në organizatat dhe insititucionet në mbrojetje të komunitetit rom dhe egjiptian në Shkodër kanë abuzuar me fondet.

Ndërkohë, sekretari I Shoqatës për të drejtat e komuniteit rom dhe egjiptian thotë se pavarësisht përpjekjeve të organizatave për përfshirjen në shoqëri të dy komuniteteve, sërish situata paraqitet e vështirë.

Në këtë takim morën pjesë edhe prindër të fëmijëve në shkollën “Liria” të cilët I treguan komisionerit mbi problemet ekonomike dhe sociale që kanë.

Artikulli paraprakPREFEKTI I SHKODRES MBLEDH EMERGJENCAT CIVILE
Artikulli tjetërPEDONALJA E MOLOS “NOTON” NË MBETURINA