Në teatrin “Migjeni” ka shpresë që të bëhet edhe faza e dytë e investimit që do të përmbyllte plotësisht nevojat që ka ai teatër.

Aktualisht në fazën e parë më shumë punimet kanë të bëjnë me sistemin elektrik. Drejtorja e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka shpreson që të bëhet edhe faza e dytë e investimit. E pyetur se sa mundësi ka që të bëhet edhe faza e dytë e investimit për teatrin “Migjeni” për të mundësuar një rikonstruksion të plotë, drejtorja Gjeka nuk nguron të thumbojë drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama duke lënë të nënkuptohet se një gjë të tillë e ka në dorë qeveria për pamundësitë e bashkisë Shkodër për të financuar projekte të tilla. Trupa e komedisë “Danimarka, toka jonë” që korri sukses para pak ditësh në teatrin “Migjeni” tashmë do të jetë në një turne në teatrin e Durrësit por edhe në teatrot e Tiranës.

Artikulli paraprakNIS FESTIVALI I FILMIT TË ANIMUAR “A-FEST ROZAFA”
Artikulli tjetërAKSIDENTI I RËNDË, DREJTUESI I MJETIT NËN EFEKTIN E DROGËS