Pas perfundimit ne katit e nentokes dhe rrjetit elektrik, ne tatrin “Migjeni” kete te hene ka nisur puna per rikonstruksionin e taraces dhe catise.

Megjithese kjo nderhyrje paraqitet mjaft emergjente drejtoresha e ketij institucioni Rita Gjeka shprehet e shqetesuar per demtimet qe mund te pesojne paisjet e skenes. Nderkohe sipas saj finalizimi I plote I fazes se pare pritet te realizohet ne muajin shtator ndersa gjate kesaj periudhe nuk do te kete shfaqje per artdashesit Shkodran. Ndersa per sa I perket fazes se dyte, e cila eshte edhe themeltare akoma ska asgje konkrete. Por gjate kesaj periudhe qe punohet ne teatrin “Migjeni”, trupa e aktoreve me me “Kandili I Argjande” do te vijojne turrin ne trojet shqiptare. Rikonstruksioni i tempullit me te madh te artit dhe kultures ne veri paraqitej nje domosdoshmeri pasi kushtet teknike me të cilat po perballej kjo godinë, jo vetem rrezikonte humbjen e identitetit, por ishte edhe e pamundur të zhvilloheshin aktivitete dhe shfaqje teatrale. Nderkoh Investimi I fazes se pare kap shifren e 47.5 milion lekeve te reja ndersa e faza e dytë e investimit do të përmbyllte plotësisht nevojat që ka ky teatër.

Artikulli paraprakVELIPOJË, LALOSHI: EMERGJENTE NDËRHYRJA NË RRUGËT E PLAZHIT
Artikulli tjetërMUZEU “NDRE MJEDA” ME STATUS KOMBËTAR, NË PRITJE TË VIZITORËVE