Një agresor ka vrarë 7 persona në periferi të Teksasit, përpara se të qëllohej për vdekje nga policia.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Planos, mbrëmjen e së dielës. Autoritetet teksane raportojnë se dhuna filloi teksa viktimat shihnin një ndeshje futbolli, ndërkohë që nuk është ende e qartë lidhja mes tyre dhe agresorit. Një agresor ka vrarë 7 persona në një shtëpi në periferi të Dallasit mbrëmjen e së dielës, përpara se të qëllohej për vdekje nga policia e thërritur në vendngjarje.

Autoritetet në Teksas konfirmojnë se incidenti ndodhi në qytetin e Planos, në periferinë veriore të Dallasit. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, një burrë mbërriti në shtëpi dhe debatoi me një grua, përpara se të nxirrte armën e tij tip automatik dhe të qëllonte. Personat që ndodheshin në shtëpi raportohej po shihnin një ndeshje futbolli të skuadrës vendase Dallas Cowboys në momentin që filloi dhuna.

David Tilley, zëdhënës i Departamentit të Policisë së Planos tha se agresori mbeti i vrarë nga oficeri i parë që iu përgjigj incidentit. Ndërkaq, dy persona të tjerë të plagosur janë dërguar në spital, por gjendja e tyre është ende e paqartë. Sipas gazetave vendase, çifti pronar i shtëpisë ku ndodhi ngjarja, kishte kërkuar divorcin në korrik. Mbetet ende e paqartë marrëdhënia mes agresorit të dyshuar dhe viktimave të tij.

Artikulli paraprakKUVEND, RAMA PREZANTON PROGRAMIN POLITIK, RUÇI DEBAT ME SPAHON
Artikulli tjetërRAMA: EPISODI PËR SKËNDERBEUN MARRËZI, POR KËRKON ANALIZË