Temperaturat ekstreme,liqenet drejt tharjes

Në pikun e sezonit të verës, që po shoqëron muajin gusht me temperatuara të larta dhe pa reshje, Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) po merr masa për sigurinë e sistemit energjetik. Sipas të dhënave zyrtare, niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës shënon rreth 269.80 metra, ose 12.51 metra nën nivelin mesatar të dhjetë viteve të fundit. Ndërkohë që prurjet janë vetëm 25m3/s. Në këto kushte, për të mos cënuar sigurinë e sistemit energjitik, korporata elektroenergjitike do të rishikoje programet e saj të prodhimit, në mënyrë që të garantohet operim i vazhdueshëm dhe i sigurt i sistemit. Aktualisht, KESH ka ulur në minimum prodhimin, duke plotësuar vetëm pjesën e humbjeve në transmetim dhe 1600 Mëh në ditë për OSHEE. Prej dy muajsh vendi është duke importuar energji në sasi të mëdha për të përballuar konsumin vendas, por situata sipas parashikimeve duket të kërkojë vëmendje dhe kujdes për sigurimin e energjisë edhe për shtatorin.

Artikulli paraprakVEZËT TË PREKURA NGA NJË LËNDË TOKSIKE, ALARMOHEN EKSPERTËT
Artikulli tjetërMASAKROI GREKUN ME SËPATË, ARRESTOHET PAS 14 VITESH SHQIPTARI