Deri në mesditë moti paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare, ku më të dukshme vranësirat do jenë në zonat përgjatë kufirit Lindor. Por pas mesditës vranësirat largohen nga i gjithë vendi duke bërë që moti i kthjellët të dominojë në Shqipëri, sipas meteoAlb.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -1°C deri në 15°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Rajoni dhe Europa: Rrebeshe shiu dhe stuhi ere do ketë Europa Perëndimore. Po ashtu me reshje të dendura dëbore dhe temperatura relativisht të ulëta mbetet pjesërisht Qëndra dhe Europa Lindore. Ndersa dy skajet Veri dhe Jug do kenë mot të kthjellët.

Artikulli paraprakJEFF BEZOS JEP DORËHEQJEN NGA POSTI DREJTUES SI SHEFI EKZEKUTIV I AMAZON
Artikulli tjetërSHQIPËRIA E 9-TA NË BOTË PËR EKSPORTIN E GËSHTENJËS, POTENCIALE PËR RRITJEN E FITIMEVE NË ZONAT E VERIUT