Tirana International Airport ka hapur garën për kompanitë që sigurinë fizike.

Vendimi vjen pak më shumë se një muaj nga supergrabitja në aeroportin e vetëm ndërkombëtar të vendit.

Megjithatë vendimi nuk bëhet për këtë shkak, por për faktin se në tetor përfundon kontrata me “ICTS Albania dhe muajt që kanë mbetur shërbejnë për plotësimin e anës proceduriale.

Në faqen zyrtare të kompanisë i bëhet thirrje kompanive ndërkombëtare të specializuara në këtë drejtim që të regjistrohen dhe të bëhen pjesë e garës.
Aeroporti ‘Nënë Tereza’ synon që të lidhë kontratën për shërbimet e sigurisë për një periudhë 5 vjeçare.

Nga të dhënat mësohet se ICTS merr nga koncesionari i aeroportit rreth 1.5 milion euro në vit me qëllim garantimin e sigurisë dhe ka të punësuar 152 persona.

Artikulli paraprakVODHI SHTËPITË E ITALIANËVE DUKE U HEQUR SI EKONOMIST, ARRESTOHET SHQIPTARI
Artikulli tjetërARRESTOHET I DËNUARI ME 10 VITE BURG PËR TRAFIK DROGE