Kanë shkaktuar sërish tension banorët e zonës së Astirit udhëhequr nga ish-deputeti Klevis Balliu me forcat e policisë pranë ministrisë së Punëve të Brendshme. Banorët që kundërshtojnë projektin e Unazës së Re,

dhe që i janë bashkuar protestës së opozitës, kanë tentuar të çajnë gardhin metalik në pjesën e ministrisë që lidhet me pedonalen. Një hapësirë e rrethuar me forca policie për të garantuar kalimin e deputetëve përmes pedonales drejt Parlamentit, për tju bashkuar seancës plenare.

Forcave të rendit i janë bashkuar edhe efektivët e Shqiponjave, të cilët i kanë larguar protestuesit nga gardhi rrethues. Në ministrinë e Brendshme sot mbërrin një delegacion holandez për një takim që do të mbajnë me ministrin Sandër Lleshaj. Ai do të takojë ministrin e Sigurisë dhe Drejtesisë së Holandës.

Artikulli paraprakFAJON: EVROPA PO HUMB KREDIBILITETIN NDËRSA QYTETARËT E KOSOVËS SHPRESËN
Artikulli tjetërBASHA DHE KRYEMADHI I BASHKOHEN PROTESTËS, TENTOHET TË THYHET KORDONI TEK PARLAMENTI