Megjithëse nuk ka pasur konfrontime dhe dhunë, protestuesit në tubimin e opozitës kanë hedhur shashka e tymuese në oborrin e parlamentit. Disa të tjerë kanë hedhur edhe pankartat kundër qeverisë, në drejtim të kordonit të policisë, para Parlamentit. “Rama ik!” kanë qenë thirrjet e tyre.

Protestuesit në tubimin e opozitës, i kanë vënë flakën dy gomave, duke krijuar një situatë tensionuese para Parlamentit. Një situatë e krijuar ndërsa ish-deputetët e opozitës mbajnë fjalime në një podium ngritur para Kuvendit, teksa brenda sallës mbahet seancë plenare.

Artikulli paraprakSTAR TREND – 05.03.2019
Artikulli tjetërPROTESTA/ KRYEMADHI: DO JEMI KËTU SA HERË TË MBLIDHEN SHUSHUNJAT