Tensionohet situata te Kryeministria. Policia dhe studentët janë përfshirë në konflikt pasi efektivët kanë tentuar të bllokojnë disa fuçi, të cilat u sollën nga studentët me lëndë drusore për t’u ngrohur.

Pavarësisht tentativë për t’i bllokuar, studentët arritën të sillni ato pranë grupit ku janë edhe protestuesit e tjerë.

Studentët protestues janë të vendosur për të vijuar të qëndrojnë përpara Kryeministrisë edhe në orët e mbrëmjes.

Ata kanë denoncuar, se një natë më parë, pas kërkesave për dru, për ngrohje, dhe përgjigjes së qytetarëve, policia nuk i ka lejuar për t’i ndezur.

Artikulli paraprakNJIHUNI ME SHKRIMTARIN E MADH QË REFUZOI PARATË E ÇMIMIT NOBEL
Artikulli tjetër10 FILMAT MË TË SHIKUARR PËR VITIN 2018