Një bankë e nivelit të dytë është tentuar që të grabitet rreth orës 16:30 të ditës së sotme.

Një person i maskuar dhe armatosur ka qëlluar me armë zjarri në hyrje të bankës duke tentuar që të futet për të grabitur, por nuk është lejuar nga roja.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë policia duke e arrestuar autorin e tentativës së grabitjes. Nga të dhënat e para mësohet se ai është një i ri, por ende nuk dihet identiteti i tij.

Ngjarja ka shkaktuar tension dhe frikë te punonjësit e bankës, por fatmirësisht nuk ka të lënduar, pasi autori qëlloi në ajër.

Artikulli paraprakARRESTOHET ANËTARI I ISIS NË KAKAVIJË
Artikulli tjetërKESHILLI BASHKIAK ,DEBATE E SHTYRJE VENDIMESH