Shumë njerëz janë të apasionuar pas sporteve ekstreme ku mund të përmendim dhe hedhjen me parashutë nga lartësi të mëdha.

Është një sport që të fal shumë adrenalinë dhe emocion por gjithashtu shumë i rrezikshëm, madje jo në pak raste fatal.

Sot një dashamirës i këtij sporti nuk ka pasur fat pasi ndërroi jetë pasi u hodh nga një lartësi prej 800 metrash, një distancë kjo shumë e ulët duke mos i dhënë mundësinë parashutave të hapeshin.

Kjo ka rezultuar në vdekjen e menjëhershme të 35 vjeçarit Mikhail Prokhorov në Rusi. Sipas asaj që raporton The Sun, ai tentoi të hapë parashutën e parë e cila nuk funksionoi,e më pas në tentativë për të hapur atë emergjencës nuk arriti në kohë.

Sipas stafit të tij kjo ishte hedhja e 35-të në karrierën Mikhail. Autoritetet e hetuesisë në Rusi janë duke hetuar nëse ishte një incident apo ishte një krim i organizuar.

Artikulli paraprakALARM NË FACEBOOK, FËMIJËT TË INTERESUAR PËR LOJËRA FATI DHE ALKOOL
Artikulli tjetërBE MARRËVESHJE KUNDËR TERRORIZMIT ME SHQIPËRINË DHE MAQEDONINË E VERIUT