Mbrëmjen e së hënës një punonjës i një bari të zonës së Garlasco vuri re shkëmbimin e disa parave mes një burri dhe një gruaje.

Këtë lëvizje ai menjëherë ia raportoi policisë së zonës, e fundit kjo që ndërhyri menjëherë.

Ata arritën të gjurmonin dhe bllokonin burrin dhe makinën me të cilën ishte duke u udhëtuar.

Mediat fqinje raportojnë se burri emri i të cilit nuk është bërë i ditur ishte një i papunë me origjinë shqiptare, rreth 30 vjeç.

Sapo pa policinë shqiptari u përpoq që të gëlltiste 4 doza kokainë të mbështjella, që përmbanin më shumë se 2 gram secila, por nuk ia arriti dot.

Pas kontrollit ushtruar në makinën e tij policia gjeti dhe sekuestroi 240 euro, që dyshohet se ishin fituar nga të ardhurat e tregtisë ilegale të drogës.
Pas arrestimit shqiptari u dërgua në komisariat dhe ju dha masa arrest me burg për një vit e shtatë muaj.

Artikulli paraprakMETA KËRKON SËRISH DIALOG DHE PARALAJMËRON EDHE NDËRKOMBËTARËT: DO MBANI PËRGJEGJËSI
Artikulli tjetërSHPËRNDANIN LËNDË NARKOTIKE, SHÇBA ARRESTON 1 POLIC, 1 FINANCIER DHE 2 TË TJERË